Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899.
Ahmedi ësh ...
Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899.
Ahmedi është xhind, qenie e zjarrit, i lindur shumë kohë më parë në shkretëtirën siriane. I kapur brenda një pagureje bakri nga një magjistar beduin para disa shekujsh, çlirohet aksidentalisht nga një kovaç në Manhatan. Megjithëse nuk është më i burgosur, Ahmedi nuk është as plotësisht i lirë sepse një byzylyk hekuri në dorë e mban të lidhur në botën fizike.
"Golemi dhe xhindi" është historia e tyre e magjishme dhe e paharrueshme. Miqtë, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, sfidojnë cilësitë që u japin natyrat e tyre të kundërta derisa nata e incidentit të tmerrshëm i shtyn drejt dy botëve të ndryshme. Por një kërcënim më i madh i bashkon përsëri Havanë dhe Ahmedin, duke iu sfiduar ekzistencën dhe duke i detyruar të bëjnë zgjedhje fatale.
We are using technologies like Cookies and process personal data like the IP-address or browser information in order to personalize the content that you see. This helps us to show you more relevant products and improves your experience. we are herewith asking for your permission to use this technologies.